Arkiv

Posts Tagged ‘transparenca’

Kohët moderne

23 Maj 2010 1 koment

Eh si ndryshojnë kohët! Nuk është më si qëmoti… Njëherë e një kohë…

Jemi mësuar të dëgjojmë fjalë të tilla pas ndonjë psherëtime të gjatë prej pleqve (natyrisht… edhe prej plakave, se mos ju mbetet hatri atyre dhe më akuzojnë për diskriminim) .
Nuk merret vesh nëse i thonë këto sepse ndihen të përçuditur nga ç’ju shohin sytë sot, ngaqë ndjejnë nostalgji për të shkuarën (apo thjesht keqardhje që ato vite që ju kujtojnë rininë nuk mund t’i rijetojnë më).

Mund të ketë një farë të vërtete në rishikimin me mosbesim të së tashmes… shumë prej koncepteve që mbaheshin si etalone të vlerave që ato përmbanin, tashmë janë tejkaluar nga vetë koha.
Çdokujt mund t’i vijnë vetë ndërmënd shembuj, se si këto etalone kanë pësuar shndërrime në kohë. Mua, sa për të sjellë një shembull, më është rrënjosur thellë në mendje fjala e babë Lleshit: “Qysh kur dul shkresa, hupi besa”.

Nëse shumë “etalone” deformohen dhe nuk mund të konsiderohen të tillë me kalimin e kohës dhe modernizimin e jetës, për vetë shtrembërimin që i japin dhe i bëjnë njerëzit, ndodh që disa “etalone” të humbasin vlerat e tyre edhe sepse lindin etalone që kanë një garanci shumë më të lartë nga ajo që etalonët e vjetër garantonin.

Nuk ju besohet?

Shihni shembullin e mëposhtëm:

etalone sigurie