Luani

Një bari gjeti një këlysh luani që s’dihej se si kishte arritur nga xhungla deri në livadhin ku kulloste delet e tija. E mori dhe e ushqeu me qumësht në stanin e tij.
Me kalimin e kohës, këlyshi rritej dhe bëhej gjithnjë dhe më i madh, dhe meqë qe rritur mes deleve, luante dhe hante bar po ashtu, duke e konsideruar vehten të njëjtë me to.

Rritej e shikonte që kishte diçka që nuk shkonte. Duke qënë më i madh në trup, me atë qime të ndryshme nga ajo e simotrave, e konsideronte vehten si të mangët … si diçka difektoze në harmoninë e vathës në të cilën rronin të gjitha delet, dhe për këtë bënte çmos që të bënte gjithçka si ato, duke u përpjekur që të mos rrezikonte motrat me peshën dhe forcën (difektin) e tij.

Papritur, një ditë nga xhungla doli një luan që filloi të vraponte në drejtim të tufës që po shullohej në diell. Delet të tmerruara filluan të shpërndaheshin nga të gjitha anët… dhe bashkë me to, vraponte i tmerruar dhe luani i rritur mes tyre.

I çuditur, luani i xhunglës, duke e parë të tmerruar tjetrin, i afrohet dhe i thotë:
– “Po ti ç’dreqin ke që vrapon i tmerruar?”
– ” Unë jam një dele e pambrojtur, prandaj të lutem mos më ha”- foli duke u përgjëruar luani i rritur me delet.

– ” Po ti nuk je dele; eja me mua.” Dhe e çoi pranë një pellgu me ujë dhe i tha:
– “Shiko me kujdes”

– ” Uaaaa, po unë qënkam njëlloj me ty, unë nuk jam dele!”, foli i habitur luani.
– ” E shikon që je si unë??? Prandaj boll më bëre si dele, dhe hungërri kështu “, foli luani i xhunglës dhe hungërriu sa u drodh gjithçka përrreth.

Në fillim si i drojtur, por më pas, me po aq forcë hungërriu dhe luani i vathës, duke falenderuar luanin tjetër që i tregoi se kush ishte.

– ” Unë s’bëra gjë tjetër, përveç se të dimostrova se kush je në të vërtetë. Edhe më parë se unë të vija nga xhungla ti ishe një luan… sepse ke lindur luan.”

  1. akull
    29 Shkurt 2008 te 21:19

    hohoho! smunje ngjitse prrallat! mua në këtë kuadër më shkrin gazit Ace Age 2, ku ajo mamuthja është rritur me ca kafshëza dhe kujtonte se ishte si ato. dhe hajt t’ia mbushte mëndjen mamuthi i shkretë që ajo ishte mamuthe… po dashnia, vlla, dashnia, will save the world…
    për një foto të mamuthes dhe “vëllezërve të saj”:
    http://www.imdb.com/media/rm4159281408/ch0004522
    🙂

  2. akull
    29 Shkurt 2008 te 21:21

    Ah, dhe më e bukra ishte se sa herë shihte ndonjë shkabë a skifter, shtrihej si e vdekur, se kështu bënin dhe “vëllezërit” e saj që të mos rrëmbeheshin nga zogjtë grabitqarë… 😀

  3. edrus
    1 Mars 2008 te 04:59

    Filozofia ka kohëëëëëë që në bazë të pyetjeve që i shtron vehtes ka NJOHJEN.
    Dhe në rradhë të parë: Njohjen e vetvehtes (Sokrati më duket).
    Dhe Morali i kësaj “përralle për të rritur”, ka të bëjë me njohjen e vetvehtes … por në ktë rast, zbulimin gjithsekush e bën me ndihmën e një Tjetri, që si Mesia vjen dhe na hap sytë.

    Doja ta lidhja këtë “përrallë”, me përpjekjet që shumë prej nesh bëjnë për t’ju treguar të tjerëve se nuk janë Gomerë (meqë bëjnë si gomerë, sipas stilit të atij që i drejton)… por fakti që ata nuk na besojnë, do të thotë se, dhe shëmbëlltyra jonë kur shkojmë tek pellgu me ujë, i ngjan asaj të një gomari (dmth dhe mënyra jonë e spjegimit ka mundësi që të jetë arrogante dhe po aq Hajvane sa dhe mënyrat me të cilat ata bashkjetojnë tashmë prej shumë kohësh.)
    Ndoshta duhet ndërruar mënyra e spjegimit…
    … o ndoshta nga Xhungla jonë, akoma s’ka dalë ndonjë Luan i vërtetëëëë….

  4. eni
    1 Mars 2008 te 10:53

    ka dhe nga ata qe hungerrijne kot pa qene luane.ata jane me te merzitshmit:(

    fundjave te bukur Ed!

  5. akull
    1 Mars 2008 te 16:44

    Eni, ditto.

    Ed, të jesh luan nuk është më mirë apo më keq se të jesh dele. Me rëndësi është ta dish se çfarë je. Dhe atë s’ka një Mesí që ta tregon. Atë ta tregon secili që ndesh diku, në Xhunglën tënë apo tjetërkund. Me rëndësi është të mos kënaqesh me atë që di për veten apo të tjerët, pra rruga.

    Sa e fellë u bona… do e kem nga të pangrënët. Ika të heq groshët nga zjarri…

  6. 2 Mars 2008 te 14:45

    Aklli ma ruaj dhe mua nje pjate groshe se me ka marre malli.

    🙂

  7. 2 Mars 2008 te 16:35

    Kanë ngelë dhe ca nga dje. Apo s’ishin të njoma….njëm njëm… të hikën çdo lloj filozofie të paktën për një javë… 🙂

  1. No trackbacks yet.

Lini një koment