Arkiv

Posts Tagged ‘Sali Berisha’

Fantazi për piano e orkestër…

23 Korrik 2009 1 koment

Edhe pak ditë dhe mbushet plot një muaj që nga dita e votimeve.
Edhe pak ditë dhe Presidenti i Republikës do t’i japë mandatin qeverisës atij që kryeson maxhorancën në Parlament…. më në fund, duke uruar që të marrë fund një ditë kjo situatë absurde, edhe ne do të kemi një qeveri.

Zgjedhjet e 28 Qershorit, edhe pa qënë nevoja  e dëshmisë së vëzhguesve të huaj, dëshmuan për rritjen e pjekurisë dhe nivelit të qytetarisë së votuesve. Për herë të parë na dukej si e pabesueshme që, e gjithë ajo fushatë e ndezur elektorale, të mund të mbyllej në mënyrën më të mirë të imagjinueshme . Shpresat e të gjithë neve, për një figurë të mirë të bërë gjatë këtyre zgjedhjeve, duke e konsideruar atë si një hap vendimtar drejt integrimit në Europë, filluan të zvaniteshin me kalimin e ditëve… të shoqëruara me lojën e pafund të “kutive”.

Situata. pothuajse në ekuilibër të qëndrueshëm gjatë numrimit të votave, në fakt, edhe pas numrimit, vërtetoi një situatë pa fitues… Askush nuk kishte garantuar për koalicionin e tij, 50%+1 të deputetëve të nevojshëm, për t’u konsideruar një maxhorancë në Parlament.

Ç’dokush me dy pare mënd në kokë, flas për ata që nuk e kanë të infektuar kokën me militantizma të sëmura, mendonte se kjo barazpeshë dhe ky ekuilibër i forcave politike në parlament, do të ishte SHANCI i rradhës… Shanci që do të mund të bashkonte forcat kryesore politike në vënd, të bashkonin forcat dhe përpjekjet e tyre  për përballimin e krizës ekonomike në rradhë të parë, por duke përndjekur një shteg të përbashkët për ta çuar Shqipërinë drejt Europës.

Por, ndoshta duke e nuhatur një mundësi të tillë, vetshpallet shpëtimtar i situatës së ekuilibrit të paqëndrueshëm, Ilir Meta, e vë në dispozicion të Berishës 4 deputetët eLSI-së. E bën këtë në emër të reformave për integrim e të tjera arsye që, pak kanë të bëjnë me atë çka duket si drita e diellit për të gjithë: I ofron pushtetin Berishës për të ruajtur katër kolltuqet e tija. Lexoni më tepër…

Sala ashtu si Skënderbeu…

2 Korrik 2009 1 koment

Sala, ashtu si Skënderbeu, u rrit me Hoxhën dhe në pleqëri ngeli në dorë të Priftit…sala-si-skonderbeu.jpg

Quiz

23 Shkurt 2008 6 komente

Sa bukur ta festosh ditëlindjen e blogut shqip me 22/2 :)

Dhe meqë tashmë janë normalizuar të gjitha opcionet e postimeve, doja që ta hapja këtë blog me një operacion timin me Paint, të cilin e nisa pasi dëgjova për letrën e hapur që Fidel Kastro pati dërguar popullit të tij (besoj se keni dëgjuar… nuk mund t’ju shpëtojnë llafet e një komunisti :P )…

Në Itali ky transmision televiziv, Chi vuol essere milionario , është një quizi jep konkurruesit katër opcione nga të cilat duhet të gjejë përgjigjen e duhur… dhe siç shihet nga fotoja e mëposhtëme, përgjigjja e tij (me të verdhë) nuk është ajo ekzaktja :PI VETMI!

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.