Kreu > Lajmet e fundit, Pa kategori > Download Day për Firefox3

Download Day për Firefox3

download-day-firefox.JPG

Nuk e di se sa e keni vënë re logo-n në krahun e majtë tek ky blog, ka disa ditë që ndodhet atje. Sapo më arriti e-maili për datën e caktuar: 17 Qershor 2008.

Me rastin e daljes së versionit të ri të Firefox -it, programatorët dhe zhvilluesit e këtij versioni kanë menduar që të bëjnë diçka akoma më simpatike; që ditën e parë të lëshimit të versionit të plotë, të realizojnë një rekord shkarkimesh të tij në mënyrë që të mund të hyjnë në Guines-in e rekordeve.

Nëse klikoni mbi logon në krahun e majtë, do të shikoni dhe më tepër rreth kësaj iniciative, por ajo që është më e rëndësishme, nëse keni ndërmënd të shkarkoni versionin e ri, bëjeni me 17 Qershor 2008 Ditën e caktuar për rekordin e shkarkimeve.

Sot tek aderimet shikoj që: Shqipëria 4086,Greqia 7299 , Maqedonia 1255 etj etj.

Kategori: Lajmet e fundit, Pa kategori Etiketa:
  1. 14 Qershor 2008 te 20:39

    une jam gjithmone me Explorer

  2. Moza
    14 Qershor 2008 te 22:36

    Eh,
    Une jam rigjistru me kohe.
    E kam marre beta version sme pelqeu por jam rigjistru githesesi sepse une shkoj vetem dhe vetem me Firefox dhe plot gjera te tjera nga Mozilla:-)
    Edhe shife shife sa shume e kane kerku nga shqiperia.
    Ca explorer me tetena ?
    Ku ka ngel ma njeri me pislleqet e micosoftit.

  3. 15 Qershor 2008 te 03:42

    Po kot na mobilizon o Edrus, ne jashtë Shqipërisë nuk na numëron njeri si Shqipo edhe po e shkarkuam. Sigurisht që Firefox është më i mirë se Explorer, puna është që Explorer vazhdon të ketë 75% të tregut.
    Kurse Firefox vetëm 18%.

    (shiko një artikull këtu)

  4. 15 Qershor 2008 te 05:10

    Tena kur të them se jemi kockë e vjetër dhe nuk luajmë nga istikami, ti thua se vetëm unë jam “nostalgjik” 😛 . Bëj shaka, por nëse do provoje Firefox do shikoje që do punoje shumë më pa probleme (bile kam një kompiuter tjetër që e kam me Linux… Wow atje s’ke nevojë as për antivirus 🙂 ).

    E Paditur, nëse e vë re, nuk kam asnjë lloj llogarie tek adsense 🙂 , dmth nuk e bëj për reklamë që të kem klikime për të fituar pare, por meqë vlerësoj punën e të gjithë atyre programatorëve që janë marrë me Firefoxin dhe na e japin Gratis (dhe askush s’ta jep sot falas 😛 ) dhe meqë më pëlqeu dhe ideja e Rekordit tek Guines atëhere e shtova këtë post që, të gjithë ata që kanë ndërmënd të azhornojnë versionin e tyre të firefoxit, të paktën të sforcoheshin që ta bënin me dt 17 qershor 😉

  5. Kris...
    15 Qershor 2008 te 08:51

    Edhe mua më erdhi mail-i, por po më fut “frikën” Moza më lart që si paska pëlqyer versioni beta.
    @
    Tetena i të njejtit mendim me ty isha edhe un deri sa provova për herë të parë Firefox. Gjithsesi exploreri “ngel në kompjuter dhe mund të kthehesh atje në ç`do moment. Un mora zemër me Firefox-in , dhe instalova edhe Aple Safari me të cilin lexoj në ekran disa dhjetra revista të cilat me shfletuesit e tjerë nuk hapen :).Tashmë exploreri hapet vetëm kur nga messengeri hyj të lexoj ndonjë mail rrallë e për mall.

  6. censura
    15 Qershor 2008 te 09:46

    beat vertet kishte probleme.Por RC *release candidate i ka zgjidhur). Shkarkojeni se ja vlen.

  7. 15 Qershor 2008 te 10:38

    Exploreri është virus më vehte…brrr!

  8. eni
    15 Qershor 2008 te 12:57

    vdes per mozillen , jam fanse e saj.ende se kam shkarkuar kete versionin qe thua ti por do e bej sa me shpejt

  9. 15 Qershor 2008 te 13:54

    E Paditur, më bëri përshtypje ai 18% yt kur ndërkohë flitet që Firefox pas versionit 3 ka mundësi që ta kalojë I.E.

    Shiko këtu:
    http://www.w3schools.com/browsers/browsers_stats.asp

    Duket qartë rritja e % së Ff gjatë këtyre viteve 😉 .
    Pastaj nëse do të zgjerosh kulturën personale (artikulli është në italisht) shiko dhe këtë këtu:
    http://vitadigitale.corriere.it/2008/06/firefox_sta_per_superare_explo.html

  10. 15 Qershor 2008 te 14:39

    Edrus,
    më duket se jemi keqkuptuar ca. Unë ato statistikat i tregova me keqardhje, për të thënë që sado Firefox është më i mirë, sërish IE ngelet mbreti i tregut. Unë vetë jam e bindur për përparësinë e Firefox-it, siç jam e bindur për përparësinë e çdo projekti open-source, duke filluar nga gjuhët e programimit, sistemet operative, e deri tek të gjitha platformat për Web 2.0. Meqë ti nuk i besove atij artikullit të parë që të tregoja, atëherë shiko Wikipedia-n e cila tregon disa burime statistikore, dhe arrin në të njëjti konkluzion 75% – 18%.
    http://en.wikipedia.org/wiki/Usage_share_of_web_browsers

    Faleminderit për të dy artikujt e tu. Mike Schroepfer u referohet të njëjtave statistikave që tregon linku yt i parë. Nëse e ke vënë re, në fund të artikullit thuhet:

    W3Schools is a website for people with an interest for web technologies. These people are more interested in using alternative browsers than the average user. The average user tends to use Internet Explorer, since it comes preinstalled with Windows. Most do not seek out other browsers.

    These facts indicate that the browser figures above are not 100% realistic. Other web sites have statistics showing that Internet Explorer is used by at least 80% of the users.

    Anyway, our data, collected from W3Schools’ log-files, over a five year period, clearly shows the long and medium-term trends.

    Pra kampioni ku është basuar W3Schools për të nxjerrë statistikat e tyre nuk është aspak representativ i popullsisë së browser-përdoruesve, ndaj dhe statistikat e tyre janë jo-realiste, për fat të keq.

  11. 15 Qershor 2008 te 16:15

    Nga statistikat e atyre që shikojnë këtë blog shikoj që në çdo 3IE ka 2ff 🙂 :

    Shfletuesit

    * Internet Explorer Internet Explorer 60.0%

    * Mozilla Firefox Mozilla Firefox 37.4%

    * Others Others 2.6%

  12. 15 Qershor 2008 te 17:12

    ti i paske vizitorët nostalgjik o vlla… 🙂

  13. xhenius
    16 Qershor 2008 te 12:32

    grazie perl’aviso,6 gentilissimo!

  14. J.
    17 Qershor 2008 te 17:55

    unë mozilla kam.
    Sa për porosinë, Ed u kry.

  15. Moza
    18 Qershor 2008 te 13:04

    U kry o po qysh !

  16. 18 Qershor 2008 te 15:45

    po si perfundim hyri ne Guines apo jo

  17. 19 Qershor 2008 te 19:14

    Denor, tani po shikoja rezultatet.
    8.34 milionë për disa, 8.2 për disa të tjerë, gjithsesi shifra është mbi 8 milion shkarkime brënda 24 orëve (në krahasim me Firefox2 ishin vetë 1.6 milion shkarkime) dhe me këtë shpreson që të hyjë në “Guines” si faqja që ka patur numrin më të madh të shkarkimeve në 24 orë.
    Rezultatet mund ti shikoni këtu: http://www.spreadfirefox.com/

  1. No trackbacks yet.

Lini një koment